Kalendari

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizon event për fundvit

Duke qenë se jemi në muajin e fundit të vitit 2023, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizon event, një darkë festive për fundvit, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky event u është dedikuar afaristëve të RRBDSHZ-së dhe anëtarëve të rinj në çift dhe të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti unik.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Njoftimi i plotë:

Ju ftojmë të jeni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë:

DARKA FESTIVE E FUNDVITIT

Ky event u është dedikuar afaristëve të RRBDSHZ-së, anëtarëve të rinj, si dhe atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti unik.

Mbrëmja do të mbahet më:

15 dhjetor 2023, prej orës 18:00.

Në restorantin Allresto Bern.Effingerstrasse 20, Bern – Schweiz

Ejani në çift, jeni të mirëseardhur. Me pagesë CHF 50 për person.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u njohur mes vete, në një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse dhe të bukur festive, të shoqëruar me muzikë. Konfirmoni ftesën deri më datën 12 dhjetor, përmes telefonit ose email-it.

Ju mirëpresim me nderime të ngrohta!

Kryesia e RRBDSHZ-së